Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 150 raste të reja nga 2.093 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 487 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 16 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 745.471 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 154.372 persona.

Nga personat e infektuar, 139.266 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.151 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 9.955./TV21