Serie A, Inter-Roma derbi i xhiros 36-të
Atalanta, Lazio, Juventusi dhe Milani vazhdojnë sot garën për të siguruar një vend në Top 4.
Pas pak çastesh do të fillojë ndeshja e parë e programit të sotëm në Serie A mes Cagliarit e Fiorentinës, ku menjëherë pas këtij takimi, skuadrat si ajo e Atalantës, Lazios, Juventusit dhe Milanit do të zhvillojnë ndeshje për të vazhduar garën që të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Derbi i sotëm do të jetë ai mes Interit dhe skuadrës së Romës, ku “Nerazzurët” veçse janë shpallur kampionë të këtij sezoni, kurse “Gialorossëve” i duhet fitorja sot që të mbajë gjallë shpresat për të siguruar Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.
Atalanta do të pres Benevento në shtëpi, Juventusi është mysafir i Sassuolos, Lazio do të zhvilloj ndeshje si vendas kundër Parmas dhe Milani do të përballet me skuadrën e Torinos, ku këta të fundit janë vendas.
Programi i plotë i ndeshjeve të xhiros së 36 në Serie A vijon si më poshtë.
18:30 Cagliari (16) – Fiorentina (13) (Stadiumi Sardegna Arena)
20:45 Atalanta (3) – Benevento (18) (Stadiumi Gewiss)
20:45 Bologna (11) – Genoa (14) (Stadiumi Renato Dall’Ara)
20:45 Inter (1) – AS Roma (7) (Stadiumi Giuseppe Meazza)
20:45 Lazio (6) – Parma (19) (Stadiumi Olimpico)
20:45 Sampdoria (9) – Spezia (17) (Stadiumi Luigi Ferraris)
20:45 Sassuolo (8) – Juventus (5) (Stadiumi Città del Tricolore)
20:45 Torino (15) – AC Milan (4) (Stadiumi Olympic Grande Torino).