16 vjet burgim për nënën e cila e abuzoi deri në vdekje vajzën 7 vjeç

Një nënë e cila abuzoi vajzën e saj 7-vjeçare deri në vdekje, u dënua të mërkurën në Kolorado.
Kelly Turner përballet me 16 vjet burg për vdekjen e vajzës së saj Olivia Gant në vitin 2017, për të cilën nëna pretendonte se vuante nga disa sëmundje.
Por, autoritetet thonë se Turner për vite me radhë ka sajuar sëmundje të së bijës, duke i bindur profesionistët mjekësor që të kryejnë operacione dhe të trajtojnë sëmundje që ajo kurrë nuk i ka pasur.
Shkaku i vdekjes së Olivia-s, dështimi i zorrëve, u përcaktua edhe më vonë si i rremë, transmeton rtv21.tv
Trupi i vogëlushes u zhvarros në vitin 2018 si pjesë e një hetimi ndaj nënës dhe ekzaminimi mjekësor nuk gjeti shenja të dështimit të zorrëve.
Por, sipas aktakuzës, Turner kishte shtyrë me sukses mjekët që të ndalonin ushqyerjen e vajzës së saj pasi ajo u shtrua në Spitalin e Fëmijëve në Kolorado.
Turner gjithashtu u deklarua fajtore për vjedhje dhe mashtrim./21Media

Back to top button