Klinika Infektive: Pacientëve që vdiqën mund t’u jetë përzier dokumentacioni

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar mbrëmjen e sotme menaxhmenti i saj është njoftuar me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë vdekur në këtë klinikë.
Sipas Klinikës, menaxhmeti i saj dhe organet kompetente të hetuesisë, kanë ndërmarrë veprime e nevojshme për ta hetuar rastin.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive./21Media
Back to top button