Rama ‘debat të ashpër’ me komentuesit në Facebook

Pas përballjeve me komentuesit, Rama publikoi një fotografi ku ironizoi me Bashën

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, jemi mësuar ta shohim aktiv në rrjetet sociale, ku çdo ditë pasqyron nëpërmjet shkrimeve dhe fotografive aktivitetet dhe punën e tij, shkruan rtv21.tv

Së fundmi në një postim ku ai kritikoi bllokim e rrugëve të opozitës, që po shkakton vonesë në intervenimet e ekipeve mjekësore, Rama u përball me komentues të shumtë, të cilët me komentet e tyre bënë kreyministrin Rama t’u kthejë përgjigjet.

Këto janë disa nga komentet:

Komentuesi : Oo bo booo me keq se Saliu dhe ti ! Qe vizitoj ate Pashukun,, Gardistun qe shpetoj flamurin se e hodhen protestuset e 21 janarit ! Oooo shefi dakort rrugen skan pse ta zen keta se protest paqesore po bejn 3 muj qe kan blloku bulevardin e na kan carr drasat ! Po aman vetem si Saliu mos mu bej he te keqen se te kemi mir keshtu !!! Hajde

Rama: Besnik po zor nuk te vjen fare fare?! Ky krahasim qe ben eshte i turpshem dhe te mos e zgjasim fare kete bisede, sepse e kuptoj qe nuk e ke me te keq, po mund te ishte nena jote kjo grua dhe largqofte babai yt, i shoqi i saj

Komentuesi: Gjdo gje qe te thoni tani si ti si Basha qoft per mir qoft per keq pranohet se jeni futur ne fushat kush esht me burr i mir, rendesi ka qe te beni noi gje te mir per popullin se sa per juve cop u bofshi bashk

Rama: Keto dhembet perjashta ne kete rast tregojne qe ti Arson, nuk e kupton as vete cfare flet!

Komentuesi: Do ishte me mir dhe me burrnore te mos beje kshu budalliqesh se te gjith e dim se Ministrja dhe Kryeminister nuk ja ndjen me u cu ne kemb per i njeri se ju blloku rruge se sjeni cu kur kann vdek, dhe ksaj Zonjes qe flet kaq shum i Them se ajo goja jote si Motorr i prish e ka be per urgjenc…

Rama: Alban Ma, une u ktheva nga Vlora drejt e ne spital per ate zonjen se me shkruajti djali i saj, po ty s’te ve faj qe as shqip nuk di te shkruash per shkak te shkollave te Saliut!

Pas përballjeve me komentuesit, Rama vazhdoj aktivitietin e tij në rrjetet sociale më ç’rast publikoi një fotografi ku tregohen simbolet që tregojnë se rruga është e bllokuar. Në pjesën tek Shqipëria, aty është e vendosur fotografia e liderit të opozitës, Lulzim Bashës,/21Media

 

 

Back to top button