17 mijë raste aktive me COVID-19

Në Kosovë aktualisht janë 17 mijë e 625 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) që nga marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqën rastet pozitive, në Kosovë janë 2 mijë e 795 qytetarë të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.
IKShPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes si pasojë e infektimi me Covid-19, janë konfirmuar edhe 259 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 870  pacientë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit kundër Covid-19, Minstria e Shëndetësisë njofton se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

Në Kosovë dje kanë hyrë në fuqi masat e reja për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, masa këto të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator./21Media 

Back to top button