17 persona vriten nga një sulmet ajrore ruse në Ukrainën Qendrore

Të paktën 17 persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë në sulmet ajror në një ndërtesë Vinnytsia në Ukrainë, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se “90 shpëtimtarë, si dhe trajnerë qensh dhe psikologë, po punojnë në vendin e tragjedisë së tmerrshme” në një postim në Facebook.
Nënkryetari i Presidencës së Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko në Telegram. e quajti sulmin “një krim tjetër të pushtuesve në qytetin tonë paqësor”
Ai tutje tha se ndërtesat e banimit aty pranë janë dëmtuar gjithashtu
Vinnytsia nuk ka qenë vendi i ndonjë sulmi të mëparshëm rus që nga pushtimi.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dënoi sulmet ajrore në Twitter.
“Ndërsa Konferenca e Përgjegjshmërisë në Hagë është duke u zhvilluar, Rusia kryen një tjetër krim lufte. Të paktën një fëmijë u vra, mes viktimave të tjera të një sulmi raketor në Vinnytsia. Ne do të gjykojmë kriminelët rusë të luftës për çdo pikë gjaku dhe loti ukrainas”. ”, shkroi Kuleba./21Media

Back to top button