17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 544 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 589.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 405.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 599 mijë e 372 doza të vaksinës.
Deri më sot 752 mijë e 365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media