17 qytetarë të Shqipërisë humbën betejën me COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 5 testime të kryera 475 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan.

Ndërsa 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar./21Media

Back to top button