OVL reagon pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së

 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të ish-pjesëtarit të kësaj ushtrie Pjetër Shala nga Gjykata Speciale në Hagë.

Klinaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është dëshmi që Gjykata Speciale është politike dhe e jashtëligjshme.

“Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj. Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së”, ka shkruar Klinaku.

Autoritetet e Belgjikës sot arrestuan ish-pjesëtarin e UÇK-së Pjetër Shala, në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës./21Media 

Back to top button