17 të zhdukur dhe 31 të plagosur në një aksident rrugor

Aksident me autobus në një autostradë në jug të Gjermanisë

Të paktën 31 persona janë plagosur dhe 17 të tjerë janë zhdukur sot në mëngjes në një aksident me autobus në një autostradë në jug të Gjermanisë, sipas policisë.

Policia gjermane njoftoi gjithashtu se “ekziston mundësia që të ketë shumë të vdekur mes 17 pasagjerëve të shpallur të zhdukur në këtë aksident ku automjeti ka marrë krejtësisht zjarr”.

“Ne jemi realistë dhe në fund të ditës do të kemi shumë të vdekur”, deklaroi me keqardhje zëdhënësi i policisë, Jurgen Stadter, për kanalin televiziv gjerman n-tv.

Stadter shtoi  ka pasur ndihmë mjekësore shumë të mirë në Bayreuth, jo dhe larg prej vendit të përplasjes.

Disa helikopterë shpëtimi i janë bashkuar punëtorëve të emergjencës në vendin e ngjarjes.

Policia e ka mbyllur autostradën derisa po vazhdojnë përpjekjet  e shpëtimit. Në autobus ishin 46 udhëtarë dhe dy vozitës.

Ende nuk dihet se çka e shkaktoi përplasjen. Qarkullimi në atë kohë ishte duke lëvizur ngadalë./21Media

Back to top button