VV anëtarësohet në grupin socialist të këshillit të Evropës

Aplikimi i Lëvizjes Vetëvendosje për anëtarësim në këtë grup është miratuar zyrtarisht ditën e djeshme , thuhet në një komunikatë nga kjo lëvizje.

“Aida Dërguti, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje është një prej përfaqësuesëve të delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili po zhvillon këto ditë punimet në Strasburg”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Po ashtu në njoftim thuhet se nëpërmjet deputetes Dërguti, Lëvizja Vetëvendosje ka aplikuar për t’u bërë pjesë e grupacionit të partive social-demokrate të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ky grupacion njihet me emrin “Grupi Socialist” i Këshillit të Evropës, dhe në të bëjnë pjesë të gjitha partitë evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik.

“Aplikimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është miratuar zyrtarisht ditën e djeshme nga Grupi Socialist, ku sot e tutje Aida Dërguti merr pjesë si anetare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se është hera e pare që një përfaqësues i Kosovës bëhet anëtar i këtij grupimi, dhe deputetja Dërguti synon që ta shfrytëzojë maksimalisht këtë mundësi për të çuar përpara interesat e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar, si dhe vlerat e solidaritetit dhe luftën kundër pabarazisë./21Media

Back to top button