Kaloni te përmbajtja kryesore

Bie Qeveria në Suedi

 
Parlamenti i Suedisë rrëzoi sot Qeverinë e kryeministrit Stefan Lofven përmes votës së mosbesimit.
Nga 349 ligjvënësit, 181 votuan në favor të mocionit, ndërsa 51 abstenuan.
Është hera e parë në historinë suedeze që një kryeministër rrëzohet në një votim të tillë.
Lofven, udhëheqës i Social-Demokratëve, ka një javë kohë për të dhënë dorëheqje ose për të thirrur zgjedhjet e parakohshme.
Nëse vendos për zgjedhje të parakohshme, ato do të ishin të parat në Suedi që nga viti 1958.
Nëse vendos të japë dorëheqje, kryetari i Parlamentit duhet të nisë negociatat ndërpartiake për formimin e një qeverie të re.
Lofven u mposht pas gati shtatë vjetësh në pushtet, për shkak të një plani për të lehtësuar kontrollet e qirasë për apartamentet e reja.
Votimi për mocionin e mosbesimit u thirr nga Demokratët, pasi Partia e Majtë e tërhoqi mbështetjen për Social-Demokratët e Lofvenit, për reformimin e kontrollit të qirasë.
Lofven e ka siguruar mandatin e dytë si kryeministër në vitin 2018, pas disa muajsh negociata, por që atëherë ka udhëhequr një Qeveri të brishtë të pakicës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button