18 qytetarë humbën jetën nga COVID-19
Në 24 orët e fundit, 18 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën nga COVID-19.
Ndërkaq, nga 12 mijë e 406 testime të kryera, janë konfirmuar 2 mijë e 295 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 1 mijë e 183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109 mijë e 786.
Në total numri i rasteve aktive është 24 mijë e 939.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747 mijë e 898 doza të vaksinës. Deri më sot 256 mijë e 235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Një person konsiderohet i imunizuar plotësisht, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës./21Media