Kurteshi: Një person pa maskë e kam marr edhe e kam qit jashtë

Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur në lidhje me incidentin e djeshëm në objektin e këtij komisioni, ku ishte i përfshirë.
Ai ka thënë se e ka nxjerrë jashtë një person pa maskë i cili ishte në korridorin e KQZ-së, ndërkaq është shprehur se nuk ka pasur as sharje e as fyerje, e as ndonjë sulm ndaj tij.
“Rastësisht e kam pa një djalë pa maskë, dhe e kam pyet ku e ka maskën, edhe nuk më ka bë zë. Ai më tha as nuk kam, e as nuk e vendosi? I thashë që duhet me dal jashtë, e kam marr edhe e kam qit jashtë. Nuk ka pas as ofendime, as sharje as fyerje, kam bërtit me qëllim, me dëgju krejt, kanë qenë edhe shtatë a tetë veta. Ai ka dal jashtë”, ka thënë Kurteshi.

Back to top button