18 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 689 testime të realizuara në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.
Në total numri i rasteve aktive është 433.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.322 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button