Çitaku: Martin Berishaj duhet të shkarkohet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku sot në një konferencë për media ka thënë se Martin Berishaj duhet të shkarkohet, si rezultat i raportimeve që janë bërë për të.
”Qeveria dhe presidenca nuk janë gjykatës e as prokurorë, dhe Martin Berishaj duhet të shkarkohet”, ka thënë Çitaku.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në qendër të një raportimi për një skandal të madh në Slloveni në të cilën thuhej se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob. Por, Berishaj ka mohuar të ketë gisht në këtë skandal duke thënë se do të padisë portalin slloven që e ka publikuar. /21Media

Back to top button