18 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 470 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga: Tetovë – 8, Shkup – 4, Gostivar dhe Ohër nga 2, Radovish dhe Dibër nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 5 pacientë të shëruar nga virusi dhe asnjë viktimë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në që nga fillimi i epidemisë është 155 mijë e 882, numri i pacientëve të shëruar është 150 mijë e 159, numri i vdekjeve është 5 mijë e 487, ndërsa numri i rasteve aktive është 236./21Media

Back to top button