Kaloni te përmbajtja kryesore

”Pa vend” në Kanë, ndër premierat me të rëndësishme për Kosovën

Filmi ”Pa vend” nga Samir Karahoda shfaqi në Kanë ndër premierat më të rëndësishme të filmit kosovar deri tani. Filmi u shfaq në kuadër të kategorisë kryesore të filmave të shkurtë dhe garon për ”Palmën e Artë”.
Qendra Kinematgrafike e Kosovës ka bërë të ditur se prezent në premierë ishte edhe Kryeministri, Albin Kurti i cili ka shkuar në Kanë për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova “Pa vend” dhe “Luaneshat e Kodrës”dhe në bashkëprodhim me Kosovën që shfaqin premierat në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë.
”Filmi ”Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve. Ekipi i filmit përbëhet nga: Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda: Producent: Eroll Bilibani: Montazhi: Enis Saraçi: Dizajner zëri: Memli Kelmendi: Xhirues Zëri: Gëzim Rama: Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati”, thuhet në postimin e QKK-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button