18 të vdekur nga sulmi rus në qendrën tregtare, udhëheqësit e G7-ës e quajnë krim lufte

Të paktën 18 persona vdiqën nga një sulm me raketa në një qendër tregtare në qytetin ukrainas, Kremenchuk.
Rreth 1,000 civilë vlerësohet të ishin brenda qendrës në kohën e sulmit rreth orës 15:50 (12:50 GMT), tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
Udhëheqësit e grupit G7 të kombeve më të pasura – të cilët po takohen në Gjermani – e dënuan sulmin.
“Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte”, bënë të ditur ata në një deklaratë të përbashkët, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Rusia është fajësuar për sulmin, i cili gjithashtu plagosi të paktën 59 persona dhe ka frikë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.
Fotot në internet treguan ndërtesën e përfshirë nga flakët dhe tymi i zi i dendur që ngrihej në qiell./21Media

Back to top button