Kaloni te përmbajtja kryesore

31 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në UP

Pas rreth 20 vjet pune të suksesshme të Universitetit të Prishtinës, vitet 1989-1990 kanë shënuar fillimin e përpjekjeve të pandalshme serbe për ta shkatërruar arsimin e lartë në Kosovë.
Me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në krye të Serbisë, shkolla shqipe në Kosovë, në veçanti Universiteti i Prishtinës, kishte marrë goditje të mëdha që kishin çuar deri në rrezikimin serioz, me përmasat e shkatërrimit të arsimit shqip.
Pushteti nacionalist serb ishte angazhuar për ndryshimin dhe ndalimin e shollës shqipe në Kosovë. Gjendja në universitet kishte shkuar duke u përkeqësuar, krahas gjendjes në të gjithë Kosovën.
Qendra Universitare nuk ishte më streha e studentëve dhe as e profesorëve shqiptarë. Kur ishte mbyllur semestri veror i vitit akademik 1990/91, më 28 qershor 1991, Kuvendi i Serbisë kishte vendosiur masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë vitit të ri akademik udhëheqësja e dhunshme, e dominuar nga kuadrot serbo-malaziase, e kishin rritur numrin e studentëve për 923 studentë, kryesisht studentë serbë të sjellë nga viset e ndryshme të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Më 21 gusht 1991 grupi i Helsinkit në Vjenë kishte lëshuar një deklaratë, ku konstatohej se arsimi shqiptar në Kosovë më nuk ekziston dhe se është shkatërruar nga Serbia. Porse, me fillimin e vitit 1992, ishte synuar të gjendeshin mundësitë dhe format që shkolla shqipe të fillojë të ishte aktive.
Më 14 shkurt 1992 Universiteti i Prishtinës kishte njoftuar se më datë 17 shkurt të po atij viti do të fillonte mësimi në nivelin universitar në shkollat shtëpi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button