18 viktima nga COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 1 mijë e 418 teste të bëra.
Rastet e reja janë paraqitur vetëm në Shkup. Ndërkaq janë shëruar 71 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.
Gjatë këtyre orëve 18 persona e kanë humbur betejën me virusin.
Viktimat janë 7 nga Shkupi, 3 nga Tetova dhe Gostivari, 2 nga Prilepi dhe nga 1 viktimë nga Vinica, Makedonski Kamenica dhe Dibra.
Me 7 rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni shkon në 155 mijë e 67, prej të cilëve 146 mijë e 940 janë shëruar, ndërsa 5 mijë e 329 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (24 maj) është 2 mijë e 798./21Media