Ndalohet personi i cili i shkaktoi lëndime trupore qytetarit në një qendër tregtare

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet E.N., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

“Ju njoftomë se nga pranimi i informacionit për një incident i cili ka ndodhur në qendrën tregtare “Albi Mall”, prokurori kujdestar nga ky departament ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, në mënyrë që të sqarohet ky rast në plotëni. Pas sigurimit të video-incizimit, si dhe pranimit të raportit mjekësor të personit me inicialet A.M., Prokurori i Shtetit, ka autorizuar policinë për ndalimin e të dyshuarit E.N., lidhur me veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

I dyshuari, me aktvendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh./21Media

Back to top button