18-vjeçari zgjedhet kryetar bashkie në SHBA

Një student kolegji 18-vjeçar është zgjedhur për të shërbyer si kryetar bashkie i një qyteti të vogël në lindje të Arkansas, duke u bërë një nga njerëzit më të rinj që ka shërbyer si udhëheqësi më i lartë i një qyteti në SHBA, shkruan Associated Press.
Jaylen Smith, u zgjodh kryebashkiak i Earle në balotazhin e së martës, duke fituar 235 vota ndaj 183 të Nemi Matthews, sipas rezultateve të plota, por jozyrtare.
Ai është ndër kryetarët më të rinj të bashkive të zgjedhur në Shtetet e Bashkuara dhe do të ishte anëtari më i ri i Shoqatës së Kryebashkiakëve Afrikano-Amerikanë. Phyllis Dickerson, shefi ekzekutiv i shoqatës, i tha Arkansas Democrat-Gazette se anëtari më i ri aktual i shoqatës është kryetari i bashkisë së Cleveland, Justin Bibb, i cili është 35 vjeç.
Smith është në mesin e një grushti njerëzish të zgjedhur kryetar bashkie përpara se të mbushte 20 vjeç, duke përfshirë Michael Sessions, i cili u zgjodh kryebashkiak i Hillsdale, Michigan, në 2005 kur ishte 18 vjeç; dhe John Tyler Hammons, i cili u zgjodh kryebashkiak i Muskogee, Oklahoma, në vitin 2008 kur ishte 19 vjeç.
Smith, i cili u diplomua nga Earle High School në maj, bëri fushatë për përmirësimin e sigurisë publike dhe sjelljen e bizneseve të reja, duke përfshirë një dyqan ushqimor, në qytetin me rreth 1,800 njerëz, 25 milje (40 kilometra) në veriperëndim të Memphis, Tenesi. Ai është student në Universitetin Shtetëror të Arkansas Mid-South në West Memphis, Arkansas./21Media

Back to top button