Pacolli viziton degën e AKR-së në Pejë

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka vizituar strukturat e degës së AKR-së në Pejë me ç’rast është njoftuar me gjendjen e kësaj dege nga Xhevdet Krasniqi, kryetar.

Më tej i pari i AKR-së ka vizituar edhe shtypshkronjën “Dukagjini”, ku është pritur nga përfaqësuesit e kësaj shtypshkronje dhe  është njoftuar për së afërmi me punën që bëhet në këtë shtypshkronjë.

Në ndërkohë i pari i AKR-së pritet të ketë një takim me përfaqësuesit e bizneseve, zejtarëve, fermerëve, bujqve dhe afaristëve të tjerë.

Back to top button