Mburoja anti-raketore e SHBA-së vendoset në Korenë e Jugut

Kina është e brengosur se radari i fuqishëm i këtij sistemi mund të depërtoi edhe në territorin e saj dhe të rrezikoi sigurinë e vendit

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dërguar radarë dhe pajisje tjera në Korenë e Jugut, ku së shpejti pritet të vendoset dhe të funksionalizohet sistemi i mbrojtjes anti-raketore, TAD.

Vendosja e këtij sistemi po ndodh pikërisht në momentin kur janë thelluar dukshëm tendosjet në Gadishullin e Koresë, për shkak të programeve raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut.

Uashingtoni dhe Seuli kanë kumtuar se sistemi TAD do të vendoset si përgjigje ndaj kërcënimeve të Penianit se do të ndërmerr sulme raketore.

Ndaj këtij veprimi të ushtrisë amerikane reagoi sot Kina, e cila i ka përcjellë brengën Uashingtonit dhe Seulit, duke kërkuar nga zyrtarët amerikanë që pjesët e këtij sistemi të largohen nga Koreja e Jugut,transmeton rtv21.tv

Kina është e brengosur se radari i fuqishëm i këtij sistemi mund të depërtoi edhe në territorin e saj dhe të rrezikoi sigurinë e vendit.

Ndërkohë, ushtritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut po vazhdojnë manovrat ushtarake në afërsi të brezit kufitar me Korenë e Veriut.

Është kjo manovra e dytë e madhe e përbashkët e dy ushtrive gjatë këtij muaji, ndërsa në manovrën e parë ishin të përfshira edhe forcat e Japonisë.

Teknikisht, dy Koretë ende janë në luftë, pasi që pas përfundimit të luftës së Koresë në vitin 1953, dy vendet nënshkruan një armëpushim, e jo marrëveshje paqësore./21Media

Back to top button