19 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 518 testime të realizuara, 19 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 4 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, nga COVID-19 janë sëmurë 155 mijë e 760 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150 mijë e 118 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5 mijë e 486 pacientë. Raste aktive në vend janë 156./TV21