19 të vdekur pas shpërthimit të cisternës së karburantit në Afganistan

Të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur dhe 32 të tjerë janë lënduar pasi një cisternë karburanti shpërtheu në një tunel në veri të Kabulit, në Afganistan.
Tuneli Selang, rreth 80 mijë në veri të Kabulit, u ndërtua fillimisht në vitet 1960. Është një lidhje kyçe midis veriut dhe jugut të vendit.
Mediat lokale nuk kanë raportuar deri më tani për shkaqet e shpërthimit.
Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërkohë që autoritetet njoftojnë se numri i viktimave mund të rritet.
Në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë./21Media

Back to top button