Petkoviq: Kurti ka nis para kohe të qeshet dhe të gëzohet

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, “jo vetëm që po tallet me Marrëveshjen e Brukselit, por këtë po e bën haptazi edhe ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së”.
Por ai tha se Kurti “filloi të qeshet dhe të gëzohet para kohe”.
Në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel, Kurti tha se kërkesa e Serbisë për kthimin e një pjese të forcave serbe të sigurisë në Kosovë është “qesharake”.
Petkoviq tha se fakti që Serbia po e respekton Kartën e OKB-së nuk është qesharake por e përgjegjshme që, sipas tij, “Kurti nuk e di domethënien e kësaj fjale”.
“Ashtu siç nuk e dijnë në Prishtinë se çfarë është OKB-ja, sepse as nuk kanë shkuar dhe nuk do të lëvizin përtej korridoreve të këtij institucioni, nëpër të cilin bredhin në mënyrë komike çdo vit. Prandaj është për të qeshur fakti që Kurti edhe përpiqet të interpretojë Rezolutën 1244 dhe kërkesën për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë. Kjo çështje thjesht nuk ka të bëjë me Albin Kurtin”, ka thënë Petkoviq./21Media

Back to top button