19 të vdekur pas stuhisë tropikale

Një stuhi tropikale në Filipine ka lënë të vdekur të paktën 19 persona, thanë të enjten zyrtarët e reagimit ndaj fatkeqësive.
Autoritetet e Filipineve thanë se janë ende duke hetuar 11 vdekje të tjera që mund të jenë shkaktuar nga stuhia tropikale Kompasu, e cila shkaktoi rrëshqitje toke dhe përmbytje të shpejta, pasi u përplas në majën veriore të ishujve Azi-Paqësorë të hënën.
14 persona të tjerë janë raportuar të zhdukur në Filipine, transmeton rtv21.tv.
Kompasu gjithashtu la një person të vdekur në Hong Kong pasi arriti fuqinë e tajfunit ndërsa kalonte detin e hapur në jug të qytetit kinez të mërkurën.
Kompasu u kthye në fuqinë e stuhisë tropikale pasi zbarkoi në provincën kineze të Hainan dhe u dobësua më tej ndërsa u nis drejt detit dhe drejt Vietnamit verior të enjten, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 65 kilometrash në orë./21Media

Back to top button