Bora e parë në Shqipëri

Zonat malore në Qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës në orët e mëngjesit. Temperaturat kanë rënë në nivelet 3° Gradë Celcius.
Reshje bore ka pasur në malin e Gramozit në Kolonjë, në Mokër të Pogradecit, në fshatin Panarit dhe Shtyllë, Dardhë e Voskopojë të Korçës.
Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme, përjashto aksin rrugor Shtyllë-Panarit ku lëvizja duhet të bëhet me shumë kujdes pasi krahas dëborës në zonën më të lartë atë të Mashkullorës ka edhe mjegull./oranws

Back to top button