19 vjeçari gjuan me kallash në fshatin Greme

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar 19 vjeçarin E.G.,, pasi ai dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në fshatin Greme kohë më parë.

Veprimi i tij është incizuar me telefon dhe i është dorëzuar Policisë, ku më pas hetuesit e sektorit rajonal në Ferizaj kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë gjetur e konfiskuar një armë AK-47 e kalibrit 7,62 mm,  një karikator i zbrazët dhe një bajonetë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button