19 vjeçari kanosi babain dhe gjyshin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ka kanosur babain dhe gjyshin e tij.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00, në rrugën ‘’Kuvendi i Arbërit’’ në Ferizaj.
19 vjeçari E.N., i njohur për Policinë si përdorues i narkotikëve, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button