Kaloni te përmbajtja kryesore

Arsenali bëri histori me kartonin e kuq

Skuadra londineze Arsenal e ka hapur vitin 2022 jo në mënyrën më të mirë të mundshme.
Skuadra e Mikel Artetas ka pësuar humbje sot me rezultat të ngushtë 2:1 kundër kampionit anglez Manchester City.
Arsenali për më shumë se gjysmë ore lojë ka qenë me një lojtarë më pak në fushë, pas ndëshkimit me dy të verdhë, respektivisht me karton të kuq të mbrojtësit brazilian Gabriel në minutën e 59’ të ndeshjes.
Në fakt, në minutën e 57’ Gabriel është ndëshkuar me të verdhë pasi që në shenjë proteste e ka shqelmuar pikën e bardhë të penalltisë, kurse dy minuta më vonë është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në Gabriel Jesus.
Ky karton i kuq i Gabriel ka bërë histori, pasi që Arsenali bëhet skuadra e parë angleze që është ndëshkuar plot 100 herë me kartonë të kuq në Premier Ligën angleze.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button