Lirohet komandant Malisheva, “Faleminderit të gjithëve”

Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, është liruar nga Spitali i Shkupit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Krasniqi, përmes rrjeteve sociale.
“Ju faleminderit të gjithëve në këto momente që jeni gjend afër meje shpirtërisht dhe e munda infarktin. Falënderimi i takon Zotit, por edhe stafit te Kardiologjisë në Shkup”, ka shkruar ai.
Krasniqi dy ditë më parë ka pësuar një sulm kardiak në burg në Maqedoninë Veriore. Ai është njëri nga të burgosurit e Grupit Kumanova./21Media

Back to top button