Drenas: QKMF-së i dhurohet një autoambulancë nga donatorë italian

Donatorët vizituan Komunën e Drenasit 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim donatorët italian të cilët i kanë dhuruar Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” një autoambulancë.

Me këtë rast, Lladrovci ka falënderuar donatorët për këtë autoambulancë dhe ka vlerësuar se ky automjet do t’i ndihmoj QKMF-së në kryerjen e shërbimeve sa më cilësore dhe me të shpejta për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Sipas komunikatës, ky donacion ka ardhur falë angazhimit të bashkatdhetarit Ylber Ibriqi, nga Komorani i cili jeton dhe vepron në Itali dhe italianit Luca Farina.

Autambulanca është dhuruar nga organizata italiane “Fraternita di Misericordia di Corsanga Comune di Bongo a Mozzano”./21Media

 

Back to top button