Hoqëm kollaret për arsye të ngufatjes së mundshme , rrëfen ai

Hoqëm kollaret për arsye të ngufatjes së mundshme , rrëfen ai

Deputeti Artan Grubi, në emisionin “Click Plus” në TV21 Maqedoni, ka treguar se ideja për të mbajtur press konferencës pas seancës ishte e rastësishme.

“Në mënyrë ndoshta jo shumë të koordinuar por thjeshtë me inspirim të momentit vendosëm të bëjmë press konferencë bashkërisht që ta njoftojmë opinionin publik, të ftojmë për qetësi, të ftojmë qytetarët të mos bimë pre e provokimeve”, ka thënë Grubi, duke shtuar se 61 deputetë të shumicës së re parlamentare sa ishin në seancë, shkuan në press qendër, shkruan rtv21.tv

“ Ju vet e dini se sa është e vogël press qendra, disa prej deputetëve ishin lartë në galeri për gazetarë dhe disa prej deputetëve poshtë, gjersa zoti Zaev foli, e mori fjalën më pastaj kryetari i ri i parlamentit, zoti Talat Xhaferi dhe filluan turma të depërton në korridoret e kuvendit nëpërmjet derës kryesore të cilën ne deputetët rrallë se ndoshta një herë në mandatë a përdorim ose jo”, shtoi Grubi.

Ai ka treguar se në momentin kur panë zhvillimet drejtpërsëdrejti në televizion, pjesëtarët e sigurimit ishin në numër të paktë dhe ishte e pamundur të parandalonin një masë të tillë të mos hynin në kuvend.

“U pa se si po zhvillohen gjërat se shihej drejtpërdrejt në ekrane televizive dhe filluam të mobilizohemi, të ri grupohemi në sallën e press konferencës, duke hequr kollaret tona për arsye të ngufatjes së mundshme dhe duke u përgatitur për përleshje me ata protestuese që do të vinin, sepse tashmë nuk ke ku të ikësh, nuk kishte asnjë dritare dhe asnjë derë”, përfundoi Grubi./21Media