2 javë para fillimit të vitit të ri shkollor, librat ende nuk janë shpërndarë për nxënësit

Një numër shkollash në Prishtinë me gjasë vitin e ri shkollor nuk do ta nisin si zakonisht, për shkak të punimeve në renovimin e objekteve. Zyrtarët komunalë thanë se presin zgjidhjen e problemit që në shtator për të mundësuar mbarëvajtjen e procesit. Përveç telasheve me renovime, shkollat kanë probleme edhe me tekstet shkollore, meqë Ministria e Arsimit ende nuk i ka shpërndarë ato. Drita Abazi zëvendës drejtoreshë e Shkollës Fillore Naim Frashëri thotë se nuk është e sigurt për nisjen me kohë të mësimit.

‘’tek shkolla jonë pak jemi me vones për shkak të renovimit të thellë që është bërë nga drejtoria e arsimit komunal dhe me përgatitje ndoshta jemi me vones, por synojmë me fillu sa ma shpejt. Sipas informatave furnizimi me libra prej klases 1-5 do të bëhet nga Ministria e Arsimit. Shpresojmë që si çdo vitë të bëhet furnizimi me kohe.

Furnizimi me tekste shkollore u ngrit si problem nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, që e cilësoi si pengesë për fillimin e vitit të ri shkollor. Sazan Ibrahimi nga Asociacioni, tha se komunat i kanë plotësuar procedurat ligjore por pengesë kryesore mbetet furnizimi me tekste shkollore nga Ministria e arsimit

‘Kjo mund të ndikojë në mos fillimin e menjëhershëm të procesit të ri shkollor dhe drejtorët komunal te arsimit jane duke u ankuar se ministria e arsimit nuk i ka furnizuar me tekste shkollore komunat e Republikes të Kosovës dhe nuk kanë dhënë ndonjë arsye se kur mund të ndodhë kjo jo vetëm që në 2 javë dite para fillimit të procesit shkollor që nuk ka asnjë informatë se kur mund të furnizohën me tekste shkollore por nuk ka asnjë informatë të saktë se kur mund të apo sa është vonesa se komunat duhet të presin në mënyrë që nxënësit të fillojnë të furnizohen me tekste’’

Megjithëse u pa si adresë kryesore e problemit me furnizimin me tekste shkollore, Ministria e Arsimit nuk dha ende një datë të saktë të shpërndarjes së tyre. Ministrja Arbërie Nagavci tha të martën se ky është një proces me sfida dhe dikasteri që ajo drejton dëshiron që tekstet shkollore të jenë cilësore.

‘’Janë një varg ndërprimesh dhe aktivitetesh të cilat jemi duke i ndërmarrë që të sigurohemi që tekstet me të cilat mësojnë fëmijët tanë të jenë cilësore sepse ndonëse tekstet janë një nga burimet e mësimdhënies ato vazhdojnë të jenë edhe burimi kryesor për mësimdhënie për shumicën e mësimdhënësve tanë. Shpresojmë që të arrijmë me kohë ti furnizojmë nxënësit me tekste shkollore gjithësesi jemi duke shqyrtuar mundësin që të mos ketë vonesa në këtë drejtim’’

Çdo vit procesi mësimor në institucione të arsimit në nivel fillor dhe atë të mesëm ka filluar me mungesë të teksteve shkollore./21Media

Back to top button