Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë arrin në 102,236, i viktimave në 2,100 dhe i të shëruarve në 88,380.

Aktualisht në Kosovë, raste aktive me koronavirus janë 11,756.

14 viktima dhe 442 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se nga tri raste të vdekjes u regjistruan në Drenas dhe Mitrovicë, nga dy raste në Leposaviq dhe Prishtinë, ndërsa nga një rast në Gjakovë, Gjilan, Obiliq dhe Viti.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,090 mostrave./21Media