2 mijë e 378 raste aktive me COVID-19

 

 

Numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 14 mijë e 763 në vendin tonë, ndërsa janë shëruar 11 mijë e 784 të tjerë.

Shkak i infektimit me virusin korona, 601 persona kanë vdekur, kurse 2 mijë e 378 raste aktive janë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378”, tregojnë nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 20 raste, Komuna Skenderaj 6 raste, Komuna Ferizaj 4 raste, Komuna Gjilan 4 raste, Komuna Pejë 4 raste, Komuna Vushtrri 4 raste, Komuna Klinë 3 raste, Komuna Lipjan 3 raste, Komuna Prizren 3 raste, Komuna Drenas 2 raste, Komuna Fushë Kosovë 2 raste, Komuna Gjakovë 2 raste, Komuna Kamenicë 2 raste, Komuna Mitrovicë 2 raste, Komuna Obiliq 2 raste, Komuna Podujevë 2 raste, Komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

Back to top button