Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para e deri më tani ka shkuar në 14 mijë e 377. Nga ky virus vdekjeprurës janë shëruar 10 mijë e 926 raste , ndërsa kanë vdekur  574 persona.

Nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bëhet e ditur se raste aktive janë 2 mijë e 877.

Ndërsa, sipas raportit të IKSHPK-së në 24 orëshin e fundit janë shëruar 44 persona, kurse janë shënuar edhe 76 raste të reja.

Prishtina sërish ka numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 14 raste, Komuna Gjilan 7 raste, Komuna Podujevë 7 raste, Komuna Deçan 6 raste, Komuna Pejë 6 raste, Komuna Prizren 6 raste, Komuna Gjakovë 5 raste, Komuna Malishevë 5 raste, Komuna Skenderaj 3 raste, Komuna Suharekë 3 raste, Komuna Kamenicë 2 raste, Komuna Klinë 2 raste, Komuna Mitrovicë 2 raste, Komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec dhe Shtime.