2 mijë e 928 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 928 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës.
Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për 4 raste të vdekjes dhe 45 raste të reja me koronavirus.
Deri të enjten janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina. Mbi 530,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.
Aktualisht, në Kosovë janë në fuqi masat që kërkojnë dëshmi të vaksinimit ose test negativ të koronavirusit për të hyrë në objekte të gastronomisë, por edhe në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë./21Media 

Back to top button