U publikua “Kuku” nga Butrint Imeri

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri porsa publikoi projektin e radhës, të cilin e ka paralajmëruar që disa ditë.
Projekti titullohet “Kuku”, të cilin artisti e publikoi me videoklip, shkruan rtv21.tv
Për tekstin e këngës “Kuku” është përkujdesur Butrinti dhe Bardhi, për muzikën Çelik Lipa, ndërsa videoklipi është realizuar nga Sekuencë.
Imeri sot bëri të ditur se “Kuku” është projekti i vitit për të dhe projekti i tij më i mirë.

Ndryshe, projekti paraprak i Butrint Imerit është “Dale” në bashkëpunim me Kidën dhe Ledrin. Projekti është publikuar më 3 korrik dhe deri tani në Youtube ka arritur rreth 57 milionë klikime./21Media

Back to top button