2 mijë e 951 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

 

 

Që nga 13 marsi kur u paraqitën rastet e para të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, numri i personave pozitiv me këtë virus ka shkuar në 14 mijë e 301. Nga ta, 10 mijë e 782 kanë arritur që të shërohen nga virusi vdekjeprurës.

Mirëpo janë edhe 568 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me virusin. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se pas një kohe nuk kemi asnjë viktimë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2 mijë e 951.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951”, thuhet në në të dhënat e IKSHPK-së.

Edhe në të dhënat e djeshme, Prishtina, del të jetë me numrin më të madh të të prekurve me virus.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 27 raste, Komuna Gjilan 8 raste, Komuna Klinë 8 raste, Komuna Pejë 8 raste, Komuna Gjakovë 5 raste, Komuna Vushtrri 5 raste, Komuna Drenas 4 raste, Komuna Fushë Kosovë 4 raste, Komuna Mitrovicë 4 raste, Komuna Obiliq 4 raste, Komuna Deçan 2 raste, Komuna Kamenicë 2 raste, Komuna Lipjan 2 raste, Komuna Podujevë 2 raste, Komuna Prizren 2 raste, Komuna Rahovec 2 raste, Komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.

Back to top button