2 miliardë eurot e Manchester United në blerjen e lojtarëve

Manchester United një nga klubet më të dekoruara në historinë e futbollit anglez.
Djajtë e kuq kanë fituar trofe më shumë se çdo klub tjetër anglez dhe kanë fituar më së shumti tituj të Premier Ligës, më shumë se rivalët e tyre, Liverpool.
Një pjesë e sukseseve erdhën në tri dekadat e fundit dhe kryesisht gjatë epokës së Alex Fergusonit.
Megjithatë, sukesesi i tyre ka pasur një çmim pasi ata kanë shpenzuar më shumë se 2 miliardë euro për nënshkrimet e lojtarëve.
Kujtojmë, 46 milionë euro për Rio Ferdinand e Angel Di Maria për 75 milionë euro, transmeton rtv21.tv
Por, paratë nisën të rrjedhin me një ritëm më të lartë nga Old Trafford.
Paul Pogba, Harry Maguire, Bruno Fernandes, Anthony Martial iu bashkuan vitet e fundit klubit dhe çmimet e transferimeve ishin goxha të larta.
Top dhjetë blerjet më të shtrenjta të Man UTD:
Rio Ferdinand – 46 milionë euro
Aaron Wan-Bissaka – 55 milionë euro
Fred – 59 milionë euro
Anthony Martial – 60 milionë euro
Bruno Fernandes – 63 milionë euro
Angel Di Maria – 75 milionë euro
Romelu Lukaku – 84.7 milionë euro
Jadon Sancho – 85 milionë euro
Harry Maguire – 87 milionë euro
Paul Pogba – 105 milionë euro./21Media

Back to top button