2 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19, nga 1944 testime të kryera. Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
”Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534. Në total numri i rasteve aktive është 98”, ka bërë të ditur MSH.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.
Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button