Arsenal arrin marrëveshje me Brighton për White

”Topçinjtë” do ta kompletojnë transferimin e mbrojtësit anglez sapo të kthehet ai nga pushimet.
Klubi londinez Arsenal është shumë pranë kompletimit të transferimit të Ben White, pasi që oferta e tyre për të është pranuar nga skuadra e Brighton.
Krerët e Arsenalit kanë qenë në bisedime të vazhdueshme me Brighton për një kohë të gjatë, për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit, ku dy ofertat e para ishin refuzuar nga ”Pulëbardhat”.
Por, të premten është raportuar që bisedimet janë duke vazhduar në mënyrë pozitive, dhe një ofertë prej 58 milionë eurosh është pranuar, ku Arsenali pritet që të finalizojë marrëveshjen me mbrojtësin anglez ditëve në vazhdim.
Transferimi i tij do të marrë kohë për tu bërë zyrtare, pasi që të gjithë lojtarëve që kanë qenë të përfshirë me Kombëtaren e Anglisë iu është dhënë tre javë pushim për tu rikuperuar, dhe White momentalisht gjendet në pushime.

Back to top button