2 të vdekur dhe 155 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

 

Dy pacientë të prekur nga COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Njëri është 80-vjeçar nga Shkupi dhe tjetri 74-vjeçar nga Shtipi. Ata kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë regjistruar 155 raste të reja, nga gjithsej 1845 teste të bëra. Në Shkup 51, në Gostivar 22, Kavadar 14, Shtip 13, Kumanovë 11, Tetovë 10, Ohër 6, Makedonski Brod 5, Prilep 4, Demir Hisa 4, Kërçovë 3, Strugë 3, Dibër 2, Vinicë 2, Negotinë 2, Manastri 1, Probishtip 1 dhe Gjevgjeli 1.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 127 pacientë të shëruar. 40 nga Shkupi, 22 nga Shtipi, 17 nga Kumanova, 12 nga Shën Nikolla, 10 nga Radovishi, 6 nga Prilepi, 5 nga Gostivari, 5 nga Probishtipi, 3 nga Makedonski Brodi, 2 nga Velesi, 2 nga Manastiri dhe nga 1 i shëruar nga Krusheva, Demir Hisari dhe Kratova.

Për momentin në Maqedoni janë 3428 raste aktive me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë infektuar 11554. Prej tyre 7607 janë shëruar ndërsa 519 kanë ndërruar vetë./TV21

Back to top button