Ambasada e SHBA: Shqiptarët duhet të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri tha se mbështet punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut.
Në një deklaratë për mediat, Ambasada amerikane thekson se profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.
“Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, përfundon deklarata./oranews