2 vdekje dhe 133 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, dy qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me COVID-19.
Kurse janë konfirmuar 133 raste të reja, nga 4 mijë e 139 testime të kryera.
Janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150 mijë e 625.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 6 mijë e 77.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 925 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 226 mijë e 63 doza të vaksinës.
Deri më sot 474 mijë e 783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button